Zgjidhje të Përshtatura Juridike në të Drejtën Civile
E kuptojmë që çështjet e së drejtës civile ndikojnë thellësisht si tek individët ashtu edhe tek bizneset. Ne ofrojmë përfaqësim ligjor gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt rezultateve, për të siguruar që të drejtat dhe interesat e klientëve tanë të jenë plotësisht të mbrojtura. Qoftë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, negocimin e marrëveshjeve apo zbatimin e pretendimeve ligjore, ne i qasemi çdo çështjeje me përkushtim, saktësi dhe parashikim strategjik.
Kemi një përvojë të konsoliduar suksesi në trajtimin e kontesteve civile para gjykatave, organeve administrative dhe tribunaleve për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve (ADR), si në Odën Amerikane të Tregtisë në Kosovë ashtu edhe në Odën Ekonomike të Kosovës.
Ne ofrojmë:
- Vlerësim Strategjik të Rastit dhe Analizë të Rrezikut Ligjor - Analizë e kërkesave ligjore dhe strategjive mbrojtëse për të përcaktuar qasjen më efektive.
- Negociata dhe Zgjidhje Jashtëgjyqësore - Këshillim për ndërmjetësim dhe pajtim për të zgjidhur kontestet pa ndërhyrje të gjykatës, duke minimizuar kostot dhe rreziqet ligjore.
- Përfaqësim të Plotë në Gjykatë - Përfaqësim në padi civile, ankesa dhe procedura përmbarimore për të arritur rezultate të favorshme ligjore.
- Konteste Ndërkufitare Civile - Asistencë në mosmarrëveshje që përfshijnë juridiksione të huaja, përfshirë njohjen dhe zbatimin e vendimeve të huaja gjyqësore.
Përgjegjësia Kontraktore dhe Deliktore: Siguri Juridike
Në një mjedis biznesor gjithnjë e më kompleks, kontratat e hartuara mirë dhe të drejtat e qarta janë thelbësore për të shmangur kontestet ligjore.
Shërbimet tona përfshijnë:
- Draftim dhe Rishikim të Kontratave të Përshtatura - Hartim i kontratave të sigurta ligjërisht dhe të përshtatura sipas nevojave të klientëve, duke parandaluar rreziqet e mundshme të përgjegjësisë.
- Zbatimi i Marrëveshjeve dhe Zgjidhja e Shkeljeve Kontraktore - Zbatim i obligimeve kontraktore dhe ndërmarrje e veprimeve ligjore për shkelje të kontratës apo mospërmbushje.
- Kërkesa për Përgjegjësi Deliktore - Përfaqësim në kërkesa që lidhen me neglizhencë, përgjegjësi për produkte, gabime profesionale dhe dëme financiare.
E Drejta e Pasurisë së Paluajtshme dhe Pronës: Transaksione të Sigurta dhe të Ligjshme
Transaksionet e pasurisë së paluajtshme dhe kontestet pronësore kërkojnë trajtim të saktë juridik.
Ne ofrojmë:
- Përfaqësim në Transaksione Pronësore dhe Verifikim Ligjor (Due Diligence) - Mbështetje juridike gjatë blerjes së pasurive, marrëveshjeve të qirasë dhe projekteve zhvillimore.
- Përfaqësim Në Konteste Pronësore - Mbrojtje të interesave të klientëve në konteste për pronësinë e tokës, konteste të megjave dhe regjistrimin e pronës.
- Këshillim në të Drejtën e Ndërtimit - Hartim dhe negocim të kontratave ndërtimore duke respektuar ligjet urbanistike dhe rregulloret ndërtimore.
E Drejta Familjare dhe Trashëgimore: Mbrojtja e të Drejtave dhe Interesave Personale
Çështjet familjare kërkojnë përvojë ligjore dhe një qasje të ndjeshme.
Ne ofrojmë mbështetje në:
- Marrëveshje Martesore dhe Marrëveshje për Shkurorëzim - Përfaqësim ligjor në procedura të shkurorëzimit, qofshin ato miqësore apo në procedurë kontestimore.
- Të Drejtat Prindërore dhe Mosmarrëveshje për Ushqim - Sigurim i interesit më të mirë të fëmijëve në çështjet e kujdestarisë dhe ushqimit.
- Planifikim të Trashëgimisë dhe Administrim të Pasurisë - Hartim i testamenteve të ligjshme, kontratave të trashëgimisë dhe menaxhim i procedurave të trashëgimisë.
Mbledhja e Borxheve dhe Procedurat e Përmbarimit
Kontestet financiare dhe borxhet e papaguara mund të kenë pasoja serioze
Ne ofrojmë:
- Kërkesa e Borxheve në Procedurë Përmbarimore - Fillim të procedurave ligjore për realizimin e borxheve dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore.
- Procedura të Falimentimit - Përfaqësim të kreditorëve dhe debitorëve në raste të falimentimit dhe ristrukturimit financiar.
