Zgjidhje Strategjike Juridike në të Drejtën Tregtare dhe Korporative
Ne e kuptojmë se bizneset kanë nevojë për më shumë se thjesht këshilla juridike – ato kërkojnë zgjidhje strategjike që përputhen me objektivat e tyre afatgjata dhe nevojat operacionale. Praktika jonë në të drejtën tregtare dhe korporative është ndërtuar për t’i pajisur bizneset me qartësi ligjore, strategji për menaxhimin e rreziqeve dhe njohuri tregtare të domosdoshme për sukses në një mjedis biznesi në ndryshim të vazhdueshëm.
Ne veprojmë si këshilltarë të besuar për sipërmarrës, ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM), korporata ndërkombëtare, duke i udhëhequr në strukturimin e modeleve të tyre të biznesit, në zvogëlimin e rreziqeve dhe sigurimin e përputhjes së plotë ligjore në çdo fazë të rrugëtimit të tyre korporativ.
Themeli & Strukturimi i Shoqërive Tregtare
Fillimi i një biznesi kërkon planifikim të kujdesshëm në pajtim me legjislacioni në fuqi.
Ne ofrojmë mbështetje juridike profesionale në:
- Zgjedhjen dhe Themelimin e Formës Juridike – Këshillim mbi strukturën ligjore më të përshtatshme (shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, shoqëri aksionare, ortakëri ose degë e shoqërisë tregtare të huaj) në bazë të regullativave tatimore, të përgjegjësisë dhe operacionale.
- Inkorporimin dhe Regjistrimin e Shoqërisë – Kryerja e të gjitha kërkesave ligjore për themelimin e një biznesi në Kosovë, përfshirë regjistrimin, licencimin dhe pajtueshmërinë rregullative.
- Bashkëpunime Strategjike dhe Sipërmarrje të Përbashkëta – Hartimi dhe negocimi i marrëveshjeve të partneritetit dhe bashkëpunimit për rritjen e biznesit.
- Ristrukturimin dhe Reorganizimin Korporativ – Asistencë në bashkime, ndarje, rritje/zvogëlim kapitali dhe procese të tjera për optimizimin e efikasitetit dhe aftësisë konkurruese.
- Marrëveshje Aksionarësh dhe Qeverisje Korporative – Hartimi i kornizave të qeverisjes që përcaktojnë të drejtat e aksionarëve, strukturat vendimmarrëse dhe mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
- Ligji i Konkurrencës & Antimonopol – Këshillim për përputhshmëri me ligjet e konkurrencës, përfshirë hetimet për kartel dhe abuzim me pozitën dominuese.
- Rregulloret Mjedisore & të Qëndrueshmërisë – Ndihmë për përmbushjen e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e mjedisit dhe standardet e qëndrueshmërisë.
